Në Nish bëhen përgatitjet për tubimin e Vuçiçit, në Suboticë për protestën studentore

Në Nish bëhen përgatitjet për tubimin e Vuçiçit, në Suboticë për protestën studentore

Pushteti në krye me Partinë Progresive Serbe ka organizuar të shtunën një tubim në Nish, qytetin e tretë më të madh në juglindje të Serbisë. Në tubim pritet të flasë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Njëkohësisht, në Suboticë, në veri të Serbisë, studentët po organizojnë një protestë disaorëshe. Vuçiç më herët kishte paralajmëruar se në tubimin në Nish do të prezantohen disa anëtarë të Lëvizjes për popullin dhe shtetin, formimin e së cilës pushteti e kishte paralajmëruar më parë. Është njoftuar gjithashtu se në tubim do të marrin pjesë edhe “disa miq nga jashtë”. Përkrahësit e tij në këtë tubim...
Burimi: Vizionplus.tv