“Në moshën 16-vjeçare i thashë ‘jo’ Arsenalit. As sot nuk e di pse e bëra, nuk kishte kuptim të refuzoja”
18 Nëntor 2026 15:25 Alfred Lleshi Ish-kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka zbuluar një episod të veçantë nga fillimet e karrierës së tij; refuzimin e një oferte të Arsenalit kur ishte vetëm 16 vjeç: “Nënshkrova kontratën time të parë në moshën 16-vjeçare. Në atë kohë duhej të firmosja me Arsenalin. Liam Brady, përgjegjësi i sektorit të të rinjve, më kishte bërë një ofertë për të shkuar në Londër. Ishte një shifër shumë e lartë për atë periudhë, rreth 60 mijë euro me vlerën e sotme, por thashë jo. Edhe sot nuk e di mirë pse, sepse nuk kishte asnjë kuptim ta refuzoja një mundësi të tillë. Nuk doja të largohesha falas ose pothuajse falas nga klubi im. Isha rritur aty, ishte shtëpia ime dhe ndieja se...
Burimi:
telesport.al