Milan, plani prej një miliard dollarësh i Cardinale-s për të transformuar kuqezinjtë
Javën e kaluar, Gerry Cardinale njoftoi krijimin e një kompanie të re, Milan Sports & Entertainment (MSE). Qëllimi i saj është të rrisë ndjeshëm të ardhurat e klubit. Njeriu që qëndron pas kompanisë së sapokrijuar Milan Sports & Entertainment (MSE) është Gerry Cardinale. Ai shpreson se kjo kompani do të nxisë një rritje të jashtëzakonshme të të ardhurave të Milan-it. Në skenarin më optimist, të ardhurat mund të kalojnë shifrën një miliard. Si funksionon kompania e re: MSE-ja e Cardinale-s është një nismë e paprecedentë për një klub futbolli dhe shënon një evolucion në strategjinë e fondit “RedBird Capital”. Ajo synon të bashkojë investime dhe aktivitete nga sektorë të ndryshëm nën një ombrellë të vetme financiare. Këta sektorë variojnë nga objektet sportive (përfshirë një arenë...
Burimi:
telesport.al