Në mes të valës së bllokimeve të llogarive, rikthehet faqja zyrtare e ZËRI-t në TikTok
zeri-tiktok TIRANË- Pas rreth një muaji e mbyllur, faqja zyrtare e ZËRI-t në TikTok është rikthyer dhe është tashmë e aksesueshme. Rikthimi i llogarisë është bërë i mundur pas ndjekjes së procedurave të lejuara nga TikTok për apelimin dhe rikthimine e profilit të mbyllur. Pas një procesi të gjatë, që zgjati disa javë, profili i ZËRI-t u bë sërish aktiv, edhe falë mbështetjes së faqes “Antidroga”, e cila ishte mbyllur në të njëjtën kohë me ZËRI-n dhe kishte ndjekur gjithashtu procedurat e ofruara nga platforma për rikthimin e llogarisë. Po ashtu, në këtë përpjekje ka pasur rol edhe “Reprouncensored”, e cila merret me ndjekjen e rasteve të censurimit online, asistimin në proceset për rikthimin e llogarive të bllokuara dhe promovimin e aksesit të lirë në informacion....
Burimi:
zeri.ai