Në mbështetje të studentëve, Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë Rama, krijimin e një qeverie kujdestare për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe më pas shpërndarjen e Parlamentit. PD shprehet se Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga një pushtet që e sheh çdo protestë si kërcënim. “Prej 48 orësh, Shqipëria po përjeton lëvizjen më të fuqishme studentore të 35 viteve të fundit. Kjo është përgjigjja e një brezi që refuzon të pranojë më tej keqqeverisjen, arrogancën, korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga pushteti i Edi Ramës. Kjo lëvizje nuk është thjesht një protestë kundër një qeverie. Është një revoltë kundër një modeli të krijuar nga Edi Rama që u ka vjedhur të rinjve shpresën, u ka cenuar qytetarëve besimin dhe po e...
Burimi:
gijotina.com