Në Kosovë në kërkim, në Tiranë u plagos me armë! 33-vjeçari bashkë me reperin ‘Leumasi’ i dhunuan djalin autorit

Në Kosovë në kërkim, në Tiranë u plagos me armë! 33-vjeçari bashkë me reperin ‘Leumasi’ i dhunuan djalin autorit

reperi Leumasi (Samuel) TIRANË-Është zbardhur konflikti me armë zjarri që ndodhi mesditën e djeshme më 25 shtator në Tiranë, në zonën e “Zogut të Zi” ku mbeti i plagosur në këmbë një 33-vjeçar nga Kosova, i identifikuar si Gjenk Karabeg. Policia njofton se në pranga është vendosur i plagosuri 33-vjeçar, pasi rezultoi person në kërkim nga autoritetet e Kosovës dhe reperi nga Tropoja Samuel Tahiraj, i njohur me emrin e artit Leumasi.  I plagosuri rezulton i dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 50 ditë burg për posedim të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge. Ndërkohë 54-vjeçari, Sajmir Pasmaciu autor i plagosjes me armë zjarri është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia. Në njoftimin zyrtar nga autoritetet bëhet me dije se konflikti ka ndodhur në një...