Patrullimet e përbashkëta doganore, Shehu dhe Llugaliu takohen në Tiranë

Patrullimet e përbashkëta doganore, Shehu dhe Llugaliu takohen në Tiranë

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë, Fation Shehu, dhe homologu i tij nga Kosova, Agron Llugaliu, u takuan sot në Tiranë për të diskutuar intensifikimin e bashkëpunimit operacional përmes patrullimeve të përbashkëta në kufirin e gjelbër. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Shqipërisë, ky instrument synon të shtojë efektivitetin e kontrolleve doganore mes dy vendeve. Takimi shërbeu gjithashtu për të bërë bilancin e ecurisë së bashkëpunimit dhe për të identifikuar hapat konkretë për zgjerimin e tij, në funksion të një administrimi doganor më efikas dhe lehtësimit të shkëmbimeve tregtare. Një çështje tjetër e diskutuar ishte forcimi i shkëmbimit të informacionit dhe komunikimit online ndërmjet strukturave përgjegjëse për monitorimin dhe menaxhimin e riskut. Qëllimi, sipas njoftimit, është evidentimi në kohë i problematikave...