Në Korçë ka nisur protesta, qytetarëve u bashkohet edhe një mësues gjimnazi

Në Korçë ka nisur protesta, qytetarëve u bashkohet edhe një mësues gjimnazi

Një grup i vogël protestuesish ka marshuar në qytetin e Korçës, duke nisur lëvizjen nga Monumenti i Luftëtarit Kombëtar, përgjatë Pedonales, dhe duke u ndalur përpara godinës së Bashkisë. Protestuesit kanë përshkuar një pjesë të Pedonales së qytetit, ndërsa më pas janë ndalur para Bashkisë së Korçës. Në protestë ishte i pranishëm edhe një mësues gjimnazi, i cili iu bashkua qytetarëve në mbështetje të gjimnazistëve. Ai u bëri thirrje të rinjve që të shmangin aktet e dhunës dhe të protestojnë në mënyrë paqësore. Tubimi zhvillohet në kuadër të protestave që po mbahen në vend, ndërsa gjatë ditëve të fundit janë përfshirë edhe qytete të tjera.