Në kohën kur të desha

Në kohën kur të desha

Poezi nga Ismail Kadare Në kohën kur të desha,Mendimet për ty më mbulonin natë e ditë.Ashtu si Vezuvi që me hirin e tij,Mbulonte Pompeun me periferitë. Por koha shkoi.Tani lava e ftohur,Plehëron të gjatat rreshta të të mbjellave.Ndërsa mendimet për ty,Plehërojnë rreshta poezish të kthjellëta. / KultPlus.com