Burimi:
zeri.ai

Në kërkim për grup kriminal të trafikut të qenieve njerëzore në Itali, egjiptiani arrestohet në Durrës
👁9659
PAMJE NGA ARRESTIMI DURRËS-Një 49-vjeçar nga Egjipti, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës. 49-vjeçari akuzohet se kishte krijuar një organizatë kriminale për trafikun e qenieve njerëzore. Për këtë veprimtari kriminale ligji në Itali parashikon si dënim maksimal 20 vjet burgim. Njoftimi i policisë: Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 36”. Akuzohet se krijoi në Itali, një organizatë kriminale për trafikim të qenieve njerëzore, kapet në Durrës, 49-vjeçari nga Egjipti. Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve policore, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, Drejtoria e...