Në kërkim nga Italia/ Arrestohet në Cërrik 52-vjeçari, pritet ekstradimi

Në kërkim nga Italia/ Arrestohet në Cërrik 52-vjeçari, pritet ekstradimi

Policia e Shtetit Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 56”. Kapet në Cërrik dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 52-vjeçar në kërkim ndërkombëtar. 52-vjeçari kërkohej nga autoritetet italiane, për disa vepra të rënda penale. Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e radhës, të koduar “Operacionalja 56”. Në kuadër të këtij operacioni, në Cërrik, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit A. K., 52 vjeç, banues në Cërrik. Ky shtetas...