Në kërkim ndërkombëtar nga Hungaria, pas 1 viti paraburgim, Apeli liron 39-vjeçarin

Në kërkim ndërkombëtar nga Hungaria, pas 1 viti paraburgim, Apeli liron 39-vjeçarin

Gjykata e Apelit ka liruar nga paraburgimi një 39-vjeçar nga Kosova, i arrestuar një vit më parë për kalim të paligjshëm emigrantësh. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Jeton Dervishaj. Shkalla e Parë kishte vendosur pro ekstradimit, ndërsa avokati Sokol Tahiraj ankimoi vendimin. Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e avokatit dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij. Ai u arrestua në Morinë në mars të vitit të shkuar. Gjykata në Hungari e ka dënuar atë, me 2 vjet burgim, për kalim të kundërligjshëm emigrantësh, ndërsa Gjykata e Lartë në Serbi ka lëshuar ndaj tij, urdhër arresti, për të njëjtën veprimtari kriminale....
Burimi: Top-Channel.tv