Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy persona nga Italia dhe Greqia
👁6752
Dy shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë arrestuar dhe ekstraduar drejt Shqipërisë nga Greqia dhe Italia. Në Greqi u arrestua një 34-vjeçar me inicialet N. K., alias N. T., ndaj të cilit Gjykata e Matit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai dyshohet si bashkëautor në kultivimin e bimëve narkotike në një parcelë në zonën e Ulëzës, Dibër, në vitin 2022. Pas ndalimit të tij nga autoritetet greke, u krye me sukses ekstradimi drejt Shqipërisë. Ndërkohë, në Milano të Italisë, u kap dhe u ekstradua një 44-vjeçar me inicialet O. J., alias O. Ç. Ai ishte...