Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Në hetim për inceneratorin/ Vëllai i deputetit të PS në gjykatë, pritet masa e sigurisë për Hasallën dhe Çullhajn!
Sot, më datë 24 korrik 2025, që prej orës 09:30, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan po zhvillohet seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së ndalimit dhe arrestit në flagrancë ndaj shtetasve Denis Hasalla dhe Bledar Çullhaj, të dy nën hetim. Denis Hasalla, 35 vjeç, me detyrë Drejtor Kabineti dhe mbikqyrës i menaxhimit të mbetjeve urbane në Bashkinë e Peqinit dhe vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Hasalla, u arrestua mëngjesin e fillimjavës gjatë një operacioni që u zhvillua në disa qytete të qarkut të Elbasanit ku u ushtruan 14 kontrolle. Gjatë kontrollit të...