Në Gjermani të lodhur me Neuer, mediat: Duhet t’ia dorëzojë menjëherë vendin e portierit të ri Urbig

Në Gjermani të lodhur me Neuer, mediat: Duhet t’ia dorëzojë menjëherë vendin e portierit të ri Urbig

Sezoni aktual pritet të jetë i fundit në karrierën e jashtëzakonshme të Manuel Neuer, por fundi i saj rrezikon të jetë më i ndërlikuar sesa parashikohej. Portieri i Bayern Munich, i cili vitin e ardhshëm mbush 41 vjeç, po kalon një periudhë të vështirë. Paraqitjet e tij kanë rindezur debatin mbi të ardhmen e portës bavareze, ndërsa Jonas Urbig shihet gjithnjë e më shumë si pasuesi i tij natyral. I kritikuar pas Botërorit, që përfundoi me tërheqjen e tij nga kombëtarja gjermane. Neuer vazhdon të bëjë gabime të kushtueshme. Më i fundit ndodhi gjatë barazimit 2-2 kundër Augsburg, kur një humbje tronditëse e përqendrimit, vetëm gjashtë sekonda pas fillimit të ndeshjes, i hapi rrugën Robin Fellhauer për të shënuar golin më të shpejtë në historinë...