Në arrati prej dy vitesh, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali

Në arrati prej dy vitesh, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali

Një 28-vjeçar shqiptar, i cili ishte në arrati prej gati dy vitesh është arrestuar nga policia italiane. Ai ishte dënuar me tre vite burg dhe një gjobë prej afro 12.500 euro për trafik të lëndëve narkotike me bashkëpunim, një krim i kryer në Milano në shtator të vitit 2023. Më 15 dhjetor të po atij viti, i riu kishte thyer masën e arrestit shtëpiak dhe ishte larguar nga Italia. Pas arratisë, ai ishte kthyer në Shqipëri, ku kishte ndërruar mbiemrin dhe më pas ishte rikthyer në Itali me dokumente të reja, duke shpresuar të mos njihej nga autoritetet. Sipas mediave fqinje, në...