Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Në Akademinë Spanjolle zbulohet dokumenti mbi gjenealogjinë e familjes së Skënderbeut
Studiuesi shqiptar Bejtullah Destani, i cili ka bërë shumë zbulime të rëndësishme në arkivat dhe bibliotekat britanike, tashmë ka zbuluar një dokument që tregon gjenealogjinë e familjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Studiuesi Destani për portalin e RTV Dukagjinit ka treguar se dokumenti është zbuluar në Akademinë Spanjolle, dhe se është i pabotuar apo i paparë ndonjëherë deri më tani. Siç mund të shihet, dokumenti është shumë i vjetër dhe nuk mund të përkthehet lehtë pasi është shkruar në spanjishten e vjetër, e njohur edhe si kastilianishtja e vjetër. Dokumenti tregon historinë e prejardhjes së brezave të familjes Kastrioti njëri pas tjetrit, pra një varg brezash që rrjedhin nga një paraardhës i përbashkët. Kështu, sipas Destanit, këtu përshkruhet historia e familjes së Skënderbeut gjatë disa brezave,...