“Në 5 ditë, janë dokumentuar 17 incidente ndaj gazetarëve” – AGSH: Në një rast, gazetarët u penguan në prani të Kryepolicit Skënder Hit

“Në 5 ditë, janë dokumentuar 17 incidente ndaj gazetarëve” – AGSH: Në një rast, gazetarët u penguan në prani të Kryepolicit Skënder Hit

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka dënuar dhunën, intimidimin dhe pengimin e gazetarëve gjatë protestës studentore në Tiranë, ku në pesë ditë, janë dokumentuar të paktën 17 incidente ndaj gazetarëve. Në një deklaratë, AGSH thotë se incidentet përfshijnë sulme fizike, lëndime, kërcënime, pengim të raportimit, ndërhyrje në pajisjet e punës dhe vandalizim të tyre. Organizata bën të ditur se shumica dërrmuese e rasteve lidhen me veprime të raportuara të Policisë së Shtetit, ndërsa dy incidente kanë të bëjnë me sulme nga protestuesit ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediatike. Në një rast tjetër, gazetarët janë penguar nga persona të maskuar dhe të paidentifikuar, në praninë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita. “Shumica dërrmuese e incidenteve lidhen me veprime të raportuara të Policisë...