Në 2023 ra ‘perandoria’ e ish-këshilltarit të Olta Xhaxhkës, Amant Josifi, sot burri i saj në qendër të dosjes italiane të call centerave

Në 2023 ra ‘perandoria’ e ish-këshilltarit të Olta Xhaxhkës, Amant Josifi, sot burri i saj në qendër të dosjes italiane të call centerave

Amant Josifi, Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi TIRANË- Tre vite pas arrestimit të biznesmenit Amant Josifi, ditët e fundit një dosje nga Italia ka vënë në lëvizje SPAK, ku në fokus të hetimeve është ish-deputeti socialist Artan Gaçi. Ajo që lidh dy figurat është hetimi për call centerat dhe emri i ish-ministres dhe deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka. Josifi është ish-këshilltari politik i Olta Xhaçkës gjatë kohës që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa Artan Gaçi bashkëshorti saj. Arrestimi i Amant Josifit në Dubai në vitin 2023 mori vëmendje të gjerë politike dhe hetimi u shtri dhe në vende jashtë Shqipërisë. Josifi ishte pronari i kompanisë ‘Milton Group’, i cili sipas hetimeve të SPAK në bashkëpunim me ‘Eurojust’ dhe ‘Europol’, konsiderohej personi që drejtonte...