Ndue Dedaj: Varri në dy kohë…

Ndue Dedaj: Varri në dy kohë…

Varri në dy kohë(ose saga e një nëne) Nga Ndue Dedaj NovelëPrologKishin kaluar 9 vjet dhe rojtësi i atij varri të pazakontë nuk kishte qenë asnjë ditë i qetë. Nuk do të ishte mbase dhe pasi ta dorëzonte, domethënë pasi ai varr të mbartej për në varreza. Dhe nuk kishte faj, pasi kishte qenë një varr i marrë “peng” aq gjatë. Ndoshta ishte hera e parë që ndodhte kështu, apo mundet që kishte pasur dhe në kohë e vende të tjera varre të lënë pezull, të ndaluar përkohësisht, apo përgjithmonë. Dinte vetëm një gjë, që e kishte thirrur vetë ministri i Brendshëm, atë fillim vitesh ‘50 dhe e kishte urdhëruar të nisej menjëherë për në qytetin N., me makinën e Prapavijës, duke ia rrokjezuar fjalët...