Ndryshon gjithçka për derbin e kryeqytetit, FSHF zhvendos ndeshjen Partizani-Tirana! Ja kur do të luhet

Ndryshon gjithçka për derbin e kryeqytetit, FSHF zhvendos ndeshjen Partizani-Tirana! Ja kur do të luhet

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar ndryshimet në axhendën e javës së gjashtë të Superiores, duke sjellë një lëvizje të rëndësishme për derbin e kryeqytetit. Partizani–Tirana do të zhvillohet të dielën, më 11 tetor, në orën 18:30, në stadiumin “Air Albania”. Përballja mes dy skuadrave të kryeqytetit ishte planifikuar fillimisht për 9 tetor, por FSHF ka vendosur ta zhvendosë dy ditë më vonë. Në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë do të luhet edhe sfida Vllaznia–Dinamo, duke bërë që dy prej përballjeve më të rëndësishme të javës të zhvillohen paralelisht. Ndryshim ka edhe për takimin Teuta–Skënderbeu, i cili ishte planifikuar për 11 tetor. Kjo sfidë është spostuar për 10 tetor, ora 18:30. Ndërkohë, Elbasani–Vora mbetet më 10 tetor në orën 18:30, ndërsa Laçi–Egnatia...