Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Administrata Doganore Shqiptare ka miratuar dhe publikuar manualin e ri për procedurën e vlerësimit gjatë zhdoganimit të automjeteve që importohen në Shqipëri. Ky udhëzues i ri synon të garantojë një vlerësim sa më real, të drejtë dhe transparent, duke përputhur vlerën doganore me karakteristikat reale të mjetit në momentin e zhdoganimit. Sipas rregullave të reja të bëra publike nga Dogana, përcaktimi i vlerës së automjeteve mbështetet në një shkallëzim të qartë metodologjik. Metoda e parë dhe kryesore e vlerësimit mbetet metoda e vlerës së transaksionit. Kjo formë bazohet drejtpërdrejt në dokumentacionin e paraqitur nga importuesi, konkretisht te fatura e blerjes dhe konfirmimi bankar i pagesës.Në rastet kur kushtet ligjore nuk lejojnë përcaktimin e vlerës përmes transaksionit fillestar, Administrata Doganore do të kalojë në zbatimin e...