Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i ftuar në emisionin e sotëm “Opinion”, në Tv Klan, ka sqaruar disa pikëpyetje mbi ndryshimet e pritura në Kodin Penal, që lidhen drejtpërdrejt dhe me Prokurorinë e Posaçme. Gogu sqaroi se ndryshimet vijnë si pasojë e jurisprudencës shqiptare, e se nuk ka lidhje me veprimet që ndërmerr SPAK-u në veprimet hetimore. Sipas tij, problemi qëndron se në vendin tonë nuk ka standard europian sa i përket paraburgimit të individëve. Ai përmendi dhe shifra, duke u shprehur se 56% e personave në paraburgim janë pa një vendim gjykate. Drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, ngriti pyetjen se përse qeverisja socialiste u “sensibilizua” pas 14 vitesh drejtimi, teksa e lidhi dhe me hetimet që janë bërë për disa politikanë. “Problemi është i...