Ndryshimet klimatike prekin fermerët/ Heqin dorë nga patatja e qershitë, orientohen drejt ullirit

Ndryshimet klimatike prekin fermerët/ Heqin dorë nga patatja e qershitë, orientohen drejt ullirit

Ndryshimet klimatike po prekin ndjeshëm sektorin e bujqësisë në vend, duke sjellë pasoja të drejtpërdrejta për fermerët. Ndikimi i tyre është ndjerë së fundmi në zonën e Divjakës, ku fermerët kultivojnë pataten e hershme në fushë të hapur. “Kapriçot” e motit, ulja e temperaturave dhe rënia e brymës kanë dëmtuar në masë të gjerë bimët e patates. Në këtë zonë mbillen çdo vit minimalisht rreth 400 hektarë me patate, por këtë sezon bujqësor rendimenti ka rënë ndjeshëm. Disa prej fermerëve shprehen: “Këtë vit nuk ka as 30 për qind të prodhimit’” “Patatja shumë dobët, na i vrau i ftohti” “Çfarë...
Burimi: Javanews.al