Ndriçim Ademaj: Babait s’ka kush t’i flasë

Ndriçim Ademaj: Babait s’ka kush t’i flasë

Poezi nga Ndriçim Ademaj Eja, të bëjmë një copë udhënga rrudha ime e parëtek rrudha jote e fundit…Mjaft ke pritur trenatqë nuk kaluan kurrë nga shtëpia e vjetërngritur mbi fotografitë tua të fëmijërisë,para shtëpisë nuk ka më as binarënjerëzit tanë i kanë vjedhur, i kanë shitur për hekur…Është fillimi i muajitdhe nuk më bëhet vonë për nesër,në të s’ëmës borxhet që na e zinin frymënnë fund të secilit muaj…Ti nuk shkove në luftëe unë mendoja se i frigoheshe vdekjes,shumë nga ata nuk u kthyen më kurrë,disa nuk e zunë më kurrë luftën në gojë,të tjerët na e gërditën luftën,më mirë që nuk shkove, plaku im,ti ishe një fëmijë i vrarë në trupin e një burriqë mbështolli me krahët e tij gjithë fjalët e botës…Kjo ështe...