
Ndotje në ujërat e detit Jon, gjenden 30 bidonë me benzinë pranë ishullit të Sazanit
👁6707
Disa bidonë janë gjetur në det në Gjrin e Vlorës nga Policia Kufitare dhe Guardia di Financa Italiane. Ngjarja është regjistruar para tre ditësh në afërsi të ishullit të Sazanit, ku u panë rreth 30 bidona të mbushua me benzinë. Dyshohet se një mjet tip skaf është ndjekur nga policia kufitare dhe më pas në ndjekje e sipër ai ka hedhur bidonat me benzinë në det dhe më pas është larguar. Policia kufitare ka kryer kontrrolle në gadishullin e Karaburunit dhe në ishullin e Sazanit, por mjeti tip skaf dyshohet se është larguar drejt ishujve të Greqisë. Top Channel
Burimi:
Top-Channel.tv