Ndodh në Durrës! Shkoi të kontrollonte makinën, 25-vjeçari plagoset me kaçavidë, autori në kërkim

Ndodh në Durrës! Shkoi të kontrollonte makinën, 25-vjeçari plagoset me kaçavidë, autori në kërkim

foto ilustruese DURRËS- Një 25-vjeçar është plagosur mesditën e sotme në zonën e Shkozetit, në Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta. Raportohet se ngjarja ka ndodhur pranë Kolaudimit të Automjeteve, ku i riu, i identifikuar si Ardit Zyberaj, kishte shkuar për të kryer kontrollin teknik të automjetit. Sipas informacioneve paraprake, Zyberaj është konfliktuar me një person që punonte pranë agjencive të sigurimit të automjeteve në zonë. Gjatë konfliktit, dyshohet se autori e ka goditur të riun me një mjet të fortë, të dyshuar kaçavidë, ndërsa më pas është larguar nga vendngjarja.  Mësohet se i plagosuri ka marrë dëmtime në pjesën e kofshës dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërsa sipas burimeve, Policia ka identifikuar personin e...