Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ndodh edhe kjo në Shkodër! U rrëzua me biçikletë, policia e procedon
Një 51-vjeçar i cili është rrëzuar me biçikletë, është në telashe me policinë e Shkodrës, pasi është proceduar penalisht. “Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, shtetasi M. Y., 51 vjeç, duke lëvizur me biçikletë, është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar lehtë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, informonte polica. Lidhur me këtë njoftim, gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar në Facebook, procedimin e 51-vjeçarit, teksa shkruan se policia po kërkon me ngulm prodhuesin e biçikletës....