Ndjesia pas një sfide shumë dimensionale të Egnatias në Ljubljanë

Ndjesia pas një sfide shumë dimensionale të Egnatias në Ljubljanë

Opinion nga Xhevdet Zekaj Egnatia e pamposhtur në Lubljanë, por e ndëshkuar nga bilbili i arbitrit. Një ndeshje heroike në fushë dhe një betejë e padrejtë me gjykimin: barazim 0-0 me Olimpija Ljubljanë në Conference League Në një mbrëmje ku emocionet e futbollit u ndërthurën me tensionin e njëanshmërisë flagrante, Egnatia doli e paprekur nga Lubljana, jo vetëm në rezultat, por edhe në dinjitet. Barazimi 0-0 ndaj Olimpija Lubljanës në raundin e tretë të UEFA Conference League ishte më shumë se një sukses teknik – ishte një provë karakteri për kampionët shqiptarë, që sfiduan gjithçka. Një kundërshtar më të pasur, një ambient të zjarrtë dhe një gjykim skandaloz. Egnatia nuk pati përballë vetëm një kundërshtar në fushë, por edhe një arbitër që u shndërrua në...