Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani
Sot mbahet seanca në GJKKO për Vlora Hysenin në orën 12:00. Ndërkohë GJJKO la në burg shefin e laboratorit të Policisë, Fatjon Kalluci, dhe punonjësin e shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani. Në GJKKO mbërriti avokati i Embro Sulejmanit. Fatjon Kalluci akuzohet për zbulimin e akteve dhe të dhënave sekrete, kurse Embro Sulejmani për përkrahje të autorit të krimit. Gjatë seancës në GJKKO, ata nuk kanë folur, por janë përfaqësuar nga vokatët e tyre. Këta të fundit kërkuan masë më të butë sigurie dhe shpalljen e moskompetetncave, por kërkesa nuk u pranua nga gjyqtarja e çështjes. Fatjon Kalluci me detyrë shef i policisë shkencore, i ka dërguar Ergys Agasit në muajin gusht para se të arrestohej 3 foto të ekspertizës se makinës “Landrover deffender”...
Burimi:
javanews.al