Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
👁7960
Ndihmonte emigrantë nga vendet e treta të kalonin ilegalisht kufirin, arrestohet shtetasi sirian M. H., 18 vjeç. Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë natës, në fshatin Vidohovë, duke shoqëruar 6 shtetas egjiptianë dhe sirianë, 4 prej të cilëve ishin të mitur. Shtetasi i ndaluar i ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin ilegalisht kufirin jeshil me Greqinë, me qëllim kalimin në Mal të Zi dhe më pas në vendet e BE-së. Nga hetimet e kryera nga policia rezulton se ky shtetas e ka kryer më parë disa herë këtë veprimtari kriminale, por emigrantët janë kapur nga shërbimet...