“Ndihmë” nga Dinamo para derbit, Partizani u kthehet përgatitjeve për kampionatin – Balkanweb.com – News24

“Ndihmë” nga Dinamo para derbit, Partizani u kthehet përgatitjeve për kampionatin – Balkanweb.com – News24

Pas humbjes ndaj Egnatias, Partizani ka lënë pas pushimet dhe ka nisur përgatitjet për gjashtë javët e ardhshme të Kategorisë Superiore. Të kuqtë janë rikthyer dje në fushën e stërvitjes, duke nisur punën për derbin e javës së 6-të ndaj Tiranës. Në njoftimin e bërë publik nga klubi thuhet: “Skuadra ka rifilluar përgatitjet pas disa ditëve pushimi. Grupi është rikthyer në fushë për të vijuar stërvitjet në kuadër të përballjes ndaj Tiranës, e vlefshme për javën e 6-të të Abissnet Superiore. Seanca e sotme është zhvilluar në ambientet e kompleksit sportiv në Arbanë. Në drejtimin e trajnerit Florin Bratu dhe stafit teknik, grupi nuk ka qenë i plotë, pasi prezentë nuk janë lojtarët e angazhuar me ekipet përfaqësuese”. Përgatitjet kanë nisur në shtëpinë e Dinamos...