Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ndihmat kthehen në tragjedi në Gaza, kamioni me ushqime përplas turmën, dhjetëra viktima
Të paktën 20 persona humbën jetën në qendër të Rripit të Gazës, pasi një kamion me ndihma ushqimore u përmbys mbi turmën e civilëve që prisnin ushqime. Ngjarja ndodhi në zonën e Nuseiratit, ku qindra njerëz ishin grumbulluar për të marrë ndihmat. “Kamioni u përmbys në mes të turmës, duke shkaktuar viktima të shumta”, tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Bassal. Sipas mediave ndërkombëtare, mjeti ishte detyruar të kalonte në një rrugë të dëmtuar nga bombardimet, e diktuar nga ushtria izraelite, çka mund të ketë ndikuar në aksidentin tragjik.