Ndihma me zjarret/Vengu: Mbështetja nga BE, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë

Ndihma me zjarret/Vengu: Mbështetja nga BE, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu takoi në Bazën Ajrore të Farkës pilotët hungarezë të dy helikopterëve që erdhën në ndihmë për përballimin e zjarreve në disa zona të vendit krahas mjetit Canadair të forcës ajrore kroate. Përmes një postimi në rrjete sociale, Vengu thekson se kjo mbështetje, në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, është dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë dhe solidaritetit të fortë mes Shqipërisë, Hungarisë, Kroacisë dhe BE-së në përballimin e emergjencave natyrore. “Në Bazën Ajrore të Farkës ku pata mundësinë të falenderoj nga afër pilotët hungarezë të dy helikopterëve H225m, të ardhur në ndihmë...