Ndezi zjarr për pastrimin e barërave, por i vuri flakën Shashicës, kush është 33-vjeçari i arrestuar

Ndezi zjarr për pastrimin e barërave, por i vuri flakën Shashicës, kush është 33-vjeçari i arrestuar

Një 33-vjeçar, shtetasi Elmaz Fejzaj, ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi dyshohet se është autori i zjarrëvënies në malin e Shashicës. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 33-vjeçari ndezi zjarr për pastrimin e barërave, por flakët u përhapën shpejt dhe dogjën një sipërfaqe të madhe me bimësi në Shashicë, shkruan A2 CNN. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Vlorë/Ndezi zjarr për pastrim dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi...