Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente shfaqen sërish probleme të zakonshme, xhama të mbuluar me avull në mëngjes, njolla të zeza në qoshet e mureve dhe një aromë lagështie që nuk largohet lehtë. Kjo ndodh sepse ajri i ngrohtë brenda banesës takohet me sipërfaqe më të ftohta, si dritaret dhe muret e jashtme. Si rezultat, krijohet kondensimi, i cili favorizon zhvillimin e mykut kur lagështia vazhdon të grumbullohet. Megjithatë, shkaku nuk është gjithmonë vetë ndërtesa. Shpesh, disa zakone të përditshme që duken krejt të padëmshme ndikojnë në shtimin e lagështisë dhe mund të korrigjohen lehtësisht. Tharja e rrobave brenda shtëpisë Rrobat e lagura që thahen brenda shtëpisë çlirojnë sasi të konsiderueshme lagështie në ajër. Kur vendosen drejtpërdrejt mbi...
Burimi:
javanews.al