Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndezën zjarre në Kavajë pasi tentuan të digjnin mbeturinat, vihen nën hetim dy të moshuar
Dy persona janë proceduar penalisht nga Policia e Kavajës, pasi dyshohet se ndezën zjarre në mënyrë të pakontrolluar në fshatrat Gosë e Madhe dhe Luz i Madh, duke shkaktuar dëme në sipërfaqe toke. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar, kur shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u njoftuan për rënie zjarri në këto dy zona rurale. Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, forcat policore u nisën drejt vendngjarjeve dhe ndërmorën veprime të shpejta hetimore. Si rezultat i hetimeve paraprake, u identifikuan dy autorët e dyshuar, R. S., 66 vjeç, banues në fshatin Gosë e Madhe, dhe F. K., 70 vjeç, banues në...