Ndez zjarr pranë rezervuarit dhe dogji dhjetëra rrënjë ulliri, arrestohet 41-vjeçari

Ndez zjarr pranë rezervuarit dhe dogji dhjetëra rrënjë ulliri, arrestohet 41-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar, pasi ndezi zjarr në afërsi të rezervuarit të fshatit Kryekuq, dhe si pasojë u dogjën dhjetëra rrënjë ulliri. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 70 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetaseje. “Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale të autorëve të rasteve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin D. T., 41 vjeç, banues në fshatin Kryekuq. 41-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr në afërsi të rezervuarit të fshatit ku banonte, për të pastruar një...