Ndeshje dramatike në Estoni, Partizani ndalet 1-1 nga Nomme Kalju

Ndeshje dramatike në Estoni, Partizani ndalet 1-1 nga Nomme Kalju

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju në Kadrioru Staadion (Tallinn), në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit nga Estonia e nisën ndeshjen me shumë dëshirë, teksa rrezikuan menjëherë portën e kuqe. As ekipi i Gegës nuk qëndroi “duarkryq”, “flirtoi” me golin pak më vonë, me anë të dyshes Keko-Skuka. Pjesa e dytë fillon me gol për Nomme Kalju, me Manilan që dërgoi topin në rrjetë. Partizani reagoi shpejt dhe vendosi ekuilibrat me Skukën.     Skuadra e kualifikuar do të vendoset në ndeshjen e kthimit, që luhet pas disa ditësh.
Burimi: Sot.com.al