Ndeshja Shqipëri – Serbi/ Shisnin biletat në treg të zi nga 300 deri në 1000 euro, pranga 3 personave në Tiranë

Ndeshja Shqipëri – Serbi/ Shisnin biletat në treg të zi nga 300 deri në 1000 euro, pranga 3 personave në Tiranë

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për shitjet e jashtëligjshme të biletave, për ndeshjen që do të zhvillohet të shtunën e 7 qershorit mes Shqipërisë dhe Serbisë. Sipas burimeve identifikimi i tyre është bërë nga rrjetet sociale pasi reklamonin shitjet e tyre nga 300 deri në 1000 euro. Të njëjta burime bëjnë me dije se të arrestuarve u janë gjetur edhe bileta me vete, si provë materiale. Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të shtunën në orën 20:45 kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Stadiumi...
Burimi: Javanews.al