Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF, tifozëve: Rregullat për të hyrë në stadium, do jeni të vëzhguar me kamera sigurie

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF, tifozëve: Rregullat për të hyrë në stadium, do jeni të vëzhguar me kamera sigurie

Këtë të premte, 7 qershor, ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për Grupin K, për eleminatorët e Kupës së Botës 2026. Një ndeshje e shumëpritur nga tifozët kuqezi, teksa stadiumi pritet të jetë i mbushur në kapacitet të plotë. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) u ka kujtuar tifozëve rregullat për hyrjen në stadium, si dhe sendet e ndaluara. FSHF kujton se tifozët do të jenë të vëzhguar në çdo moment me kamera të sigurisë.
Burimi: Sot.com.al