Ndeshja ndaj Serbisë? Sikur ishim në “dasmë” dhe u “martuam” me ta…

Ndeshja ndaj Serbisë? Sikur ishim në “dasmë” dhe u “martuam” me ta…

Pas kalimit të ditëve dhe shuarjes së emocioneve të nxehta të momentit, ndeshja Shqipëri-Serbi e 7 qershorit në “Air Albania” kërkon një analizë më të thellë, më të qetë dhe më të sinqertë. Rezultati 0-0 u përjetua në mënyrë të përzier. Nga njëra anë, një pikë na mbajti në lojë për kualifikim, por e djallosëm tri ditë më pas, duke mos marrë dot fitoren në Riga, ndaj Letonisë modeste. Nga ana tjetër mbetet ndjesia e hidhur e një rasti të humbur, jo vetëm sportiv, por edhe simbolik. Penalltia e Manajt hodhi në erë shumëçka të një ndeshjeje tepër të kujdesshme,...
Burimi: Telesport.al