“Ndeshja e sotme ishte një reklamë fantastike për futbollin italian”, Chivu nuk përmbahet pas fitores në limit ndaj Napolit

“Ndeshja e sotme ishte një reklamë fantastike për futbollin italian”, Chivu nuk përmbahet pas fitores në limit ndaj Napolit

Cristian Chivu e thotë me bindje të plota se përballja mes Interit dhe Napolit, ku në fund zikaltrit fituan 3-2 në minutat shtesë, ishte një reklamë fantastike për gjithë futbollin italian. “Ishte një ndeshje e shkëlqyer për t’u parë, argëtuese dhe një reklamë fantastike për futbollin italian. Kur rezultati ishte 2-2, të dyja ekipet u përballën kokë më kokë. Pashë raste në të dyja anët dhe në fund, ne ishim ata që festuam sepse arritëm të shënonim golin e tretë dhe të fitonim. Komplimente Napolit sepse janë një ekip i fortë, i stërvitur mirë dhe i mbushur me lojtarë fitues. Dua t’i përgëzoj gjyqtarët për mënyrën se si e menaxhuan ndeshjen. Loja ishte e rrjedhshme, e këndshme dhe nuk pati humbje kohe. Nuk do të...