Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ndërtuan pa leje në Këlcyrë, dy persona nën hetim
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. M., pasi në pronën e tij janë konstatuar punime ndërtimi të kryera pa lejen e organeve kompetente. Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi konstatuan se shtetasi B. Xh., po kryente punime ndërtimi pa lejen përkatëse. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.