Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Ndërtime pa leje edhe në Sarandë, Policia Bashkiake zbulon dy objekte
Ndërtime pa leje edhe në Sarandë, Policia Bashkiake zbulon dy objekte Policia Bashkiake e Sarandës ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve të vazhdueshme në territor, janë konstatuar dy raste të reja ndërtimesh pa leje në lagjen “Baba Rexhepi”. Sipas njoftimit zyrtar, strukturat e Policisë Bashkiake, në bashkëpunim me njësitë e monitorimit dhe mbi bazën e informacioneve të mbledhura në terren, kanë konstatuar dy objekte ndërtimore që po ndërtoheshin në mënyrë të paligjshme, duke kapur në flagrancë punëtorët që po kryenin punime aktive në zonë. Menjëherë pas konstatimit të shkeljes, janë njoftuar zyrtarisht Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) pranë Bashkisë Sarandë si dhe Komisariati i Policisë, të cilët kanë ndërhyrë për pezullimin e punimeve dhe marrjen e masave sipas ligjit....