Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndërron jetë 26-vjeçari në Unazën e Madhe në Tiranë/ Po udhëtonte me motor dhe përplaset me bordurën anësore…
👁11414
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Unazën e Madhe në Tirane, ku 26-vjeçari përplaset me motor në bordurën anësore të rrugës. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 15.05.2025, rreth orës 12:00, në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore. Si pasojë, shtetasi L. K. ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.