Ndërrimi viteve, deputetja socialiste Zegjine Caushi e feston me forcat policore të Fierit

Ndërrimi viteve, deputetja socialiste Zegjine Caushi e feston me forcat policore të Fierit

Në natën e ndërrimit të viteve deputetja socialiste Zegjine Caushi ka shkuar pranë atyre që ishin në krye të detyrës. Deputetja ka ndarë ne rrjetin e saj Facebook pamje teksa viziton policët në detyrë, zjarrfikësit si dhe mjekët, të cilëve iu është dashur që Vitin e Ri ta presin jo me familjet e tyre. “Sonte, në natën e ndërrimit të viteve, pranë atyre që janë në shërbim. Mirënjohje për policët, zjarrfikësit dhe mjekët, gjithmonë në krye të detyrës”-shkruan deputetja krahas videos. Top Channel