Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndërpritet sërish procesi i numërimit në KZAZ 2 në Shkodër, arsyeja do t’iu lërë pa fjalë…
👁9907
Ndërpritet sërish procesi i numërimit të votave ne KZAZ nr 2 në Shkodër. Numëruesit duan të ndjekin finalen për titullin kampion të Shqipërisë, Vllaznia-Egnatia. Pasi kësaj here nuk bëhet fjalë për lodhje apo diçka tjetër, por për një ndeshje futbolli. Vllaznia kërkon titullin pas 24 vitesh dhe është më pranë se kurrë, ndaj e gjithë Shkodra ka lënë ethet e zgjedhjeve dhe tashmë po bëjnë tifo për ekipin e zemrës.