Ndërpritet numërimi i votave në KZAZ nr.60 në Fier, tërhiqen komisionerët e PD

Ndërpritet numërimi i votave në KZAZ nr.60 në Fier, tërhiqen komisionerët e PD

Janë tërhequr komisionerët e Partisë Demokratike në KZAZ-në nr. 60 në Fier. Sipas deputetit Luan Baci, tërheqja e komisionerëve ka ardhur si pasojë e lodhjes së numëruesve dhe pas riorganizimit, ata do të rikthehen mëngjesin e ditës së nesërme. Ndërkohë në këtë KZAZ ka mbërritur edhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste, Belinda Balluku, e cila pohon se pritet vendimi i KQZ për këtë situatë. Kujtojmë se në rang kombëtar janë numëruar mbi 1/3 e qendrave të votimit, ku duket se nga rezultatet kryeson bindshëm Partia Socialiste.
Burimi: Javanews.al