“Ndërhyrjet në kod s’janë të plota”/ Kodi i Ri Penal, juristët sulmojnë draftin: Burgu, opsioni i fundit, dënon…

“Ndërhyrjet në kod s’janë të plota”/ Kodi i Ri Penal, juristët sulmojnë draftin: Burgu, opsioni i fundit, dënon…

Jo vetëm propozohet ulja e masës së dënimit me 3 vite më pak krahasuar me kodin aktual për ata funksionarë publikë që kryejnë veprime ose mosveprime në shkelje të ligjit, por rindërtimi i fjalive shton paqartësinë e gjykimit ku duhet vërtetuar qëllimi kriminal për nenin e shpërdorimit të detyrës apo qëllimi i përfitimit në dispozitën e shkeljes së barazisë në tendera. Kush zyrtar abuzon me fondet e shtetit apo favorizon në tendera pa garë reale, mund t’ia hedhë pa u lagur me ndryshimet e kërkuara në Kodin Penal. Juristët kritikojnë se këto ndryshime të propozuara rrezikojnë të prodhojnë një klimë pandëshkueshmërie në sektorin publik në një kohë kur flitet se prioritet është lufta kundër korrupsionit. “Shpërdorimi i detyrës është një dispozitë blanket që në formulimin...